Aktivitetet



E hënë, 15 qershor 2009

DEBAT PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE NË BALLKANIN PERENDIMOR

Këshilli i Ministrave i vendeve-anëtare të UE-së sot në Luksemburg do të mbajë takim në të cilin, mes tjerash, do të bisedohet për liberalizim të vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të prezantohet Raporti i Komisionit Evropian në të cilin theksohen vlerësimet për avancimin e çdo vendi në rajon, përkatësisht për Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipërinë. Në raportin preliminar për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian vlerësoi se Republika e Maqedonisë është më para nga vendet e rajonit.

Ministrat e Punëve të Jashtme në Luksemburg, duhet të përkrahin bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore si element me rëndësi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të ftohet Komisioni Evropian që sa më parë ta bëjë propozimin për heqjen e regjimit të vizave në vendet e Ballkanit  Perëndimor.

Në kornizë-konkluzionet që duhet të miratohen në Luksemburg qëndron se ‘’Këshilli i Ministrave e inkurajon Komisionin Evropian të propozojë ndryshimin e legjislacionit që të merret liberalizimi i vizave në mënyrë ideale deri në fund të viti 2009 ‘’dhe se’’ duke marrë parasysh dimensionin regjional të liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor, Këshilli nënvizon se është e rëndësishme të gjitha shtetet të arrijnë deri te liberalizimi i vizave.

Në bazë të pritjeve, rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave do të duhej të miratohet në korrik, ndërsa në vjeshtë - vendimi i Këshillit të Ministrave.

Click