Aktivitetet



E martë, 4 gusht 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Këshilli nacional për eurointegrime më 31 korrik 2009 organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndalimin e konfliktit të interesave.

Arsyetimin për shkaqet e miratimit të ligjit dhe sqarimin e përmbajtjes së dispozitave e dha ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për  çështje evropiane, z. Vasko Naumovski, theksoi se ndryshimet e propozuara të Ligjit janë në pajtim me rekomandimet e Komisionit evropian, Misioni vlerësues SIGMA dhe ekspertët nga TAIEX Instrumenti, në drejtim të zmadhimit të përfshirjes së ligjit në lidhje me nëpunësit shtetëror dhe personat me detyra dhe autorizime të veçanta. Me ligjin do të vendoset qasje më kozistente, zgjerohen kufizimet për personat zyrtar pas braktisjes së detyrës, futen dispozita për kundërvajtje të cilat do të kontribuojnë drejt ikjes së konfliktit të interesave.

Në debatin publik me diskutimet, propozimet dhe komentet e veta morën pjesë Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit, Mirjana Dimovska, kryetare e Komisionit shtetëror për ndalimin e korrupsionit, deputetët Jani Makraduli, Emilijan Stankoviq, Vesna Bendevska dhe Vasko Shutarov, si dhe përfaqësuesi i Odës ekonomike të Maqedonisë, Aco Spasovski.

Pjesëmarrësit në debatin publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit nacional për organizimin e debatit publik, ndërsa në rrjedhën e së njëjtës u parashtruan propozime dhe vërejtje për përmirësimin e dispozitave të propozim-ligjit.

Click