Aktivitetet



E enjte, 26 nëntor 2009

DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli nacional për eurointegrime, së bashku me Fondacionin "Fridrih Ebert’’ organizuan debat publik në temën "Politikat për përparimin e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë’’.

Në debatin publik fjalim të vetin kishin dr. Hajnc Bongartc, përfaqësues zyrtar i Fondacionit ‘’Fridrih Ebert’’ në Republikën e Maqedonisë dhe z. Nexhat Jakupi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga ana e z. Ralf Begman, ekspert dhe spiker politik për çështjet nga sfera e mjedisit jetësor, u bartën përvojat e shtetit federal të Saksoni Anhalt në Gjermani në sferën e politikës dhe legjislacionit për mjedisin jetësor.

Me diskutimet, propozimet, komentet dhe vërejtjet e veta morën pjesë dhe zonja Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, zonja Silvana Boneva, nënkryetare e  Këshillit, z. Kenan Hasipi, deputet dhe anëtar i këshillit, z. Skender Buzaku, përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame dhe përfaqësues i Këshillit, z. Joti Popovski, përfaqësues i Byrosë ekologjike, z Dushko Hristov nga Lobi Grupi maqedonas parlamentar i të gjelbërve, z. Sasho Stojmanovksi dhe z. Jadranka Arizankovska, përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë, zonja Ana Llazarevska, përfaqësuese e CIRKO
- ndryshime klimatike dhe teknologji energjetike pran Univertsitetit ‘’Kiril dhe Metodij’’-Shkup, zonja Magdalena Trajkovska-Tërpevska përfaqësuese e ‘’Teknolab’’ dhe zonja Evdokija Soleva nga ‘’Zhoral’’-Shkup.

Click