Aktivitetet



E martë, 22 dhjetor 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK NË LIDHJE ME VERSIONIN PUNUES TË PROPOZIM-LIGJIT PËR TË DREJTAT E AUTORËVE DHE TË DREJTAT E NGJASHME

Këshilli nacional për eurointegrime sot organizoi debat publik në lidhje me versionin punues të Propozim-ligjit për të drejta e autorëve dhe të drejtat e ngjashme. Arsyetim për shkaqet për të cilat përgatite tekst i ri i Ligjit për të drejtat e autorëve dhe të drejtat e ngjashme dha zonja Ollgica Trajkovska, përfaqësuese nga Ministria e Kulturës dhe udhëheqëse e Sektorit për të drejtat e autorëve dhe të ngjashme.

Debati publik paraqiste mundësi që subjektet e interesuara të shprehin vëzhgime për situatën në Republikën e Maqedonisë në fushën e realizimit të së drejtës së pronës intelektuale, për mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe të ngjashme.

Në debatin publik me diskutime, propozime, komente dhe vërejtje të tyre  morën pjesë zonja Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, zonja Sillvana Boneva nënkryetare e Këshillit, z. Filip Stojanovski përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, z. Sllobodan Beliçanec përfaqësues nga Këshilli për Radiodifuzion, z. Andon Davçev nga Shoqata e fotoreporterëve, përfaqësues i Qendrës për zhvillimin e medieve, z. Valentin Pepelugovski avokat dhe z. Vasko Shutarov, deputet dhe zëvendëskryetar i Komisionit për kulturë.

Pjesëmarrësit e përshëndetën iniciativën e Këshillit nacional për eurointegrime për organizimin e debatit publik si dhe miratimin e normativës së re ligjore, me ç’rast dhanë propozime për përmirësimin e dispozitave nga versioni punues i ligjit, në drejtim të realizimit më kualitativ dhe të drejtë të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Click