Aktivitetet



E mërkurë, 20 maj 2009, Këshilli kombëtar për eurointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PORPOZIM-LIGJIN PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL

Këshilli kombëtar për eurointegrime bashkë me njësitë e vetadministrimit lokal në Republikën e Maqedonisë organizuan debat publik për Propozim-ligjin për bashkëpunim ndërkomunal. U paraqitën propozime dhe vërejtje për përmirësimin e dispozitave të Propozim-ligjit në drejtim të sigurimit të realizmit më efikas dhe më cilësor të interesave dhe punëve të përbashkëta në kompetenca të komunave, si dhe përmirësimin e kushteve për bashkëpunim ndërkomunal.

Morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit kombëtar për eurointegrime, ministri i Vetadministrimit LoKal Musa Xhaferi, kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetadministrimit Lokal Koce Trajanovski, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetarët e komunave  të Prilepit, Manastirit, Velesit, Tetovës, Kavadarit, Haraçinës, Bërvenicës dhe Staro Nagoriçanes, përfaqësues të komunave Qendër, Ohër, Kumanovë, Negotinë dhe Butel, përfaqësuese të Delegacionit të Komisionit evropian në Republikën e Maqedonisë, nga OSBE, OJQ Infocentar, Asociacioni qytetar “Most” dhe Fondacionit Instituti shoqëri e hapur.

Ky debat publik paraqiti mundësi që subjektet e interesuara t’i paraqesin pikëpamjet për gjendjen në Republikën e Maqedonisë në sferën e bashkëpunimit ndërkomunal.

Click