Aktivitetet



E hënë, 7 shtator 2009

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MARRËDHËNIE PUNE

Këshilli nacional për eurointegrime më 4 shtator 2009 organizoi debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune.

Në debatin publik subjektet e interesuara shpalosën pikpamjet për gjendjen e Republikës së Maqedonisë në sferën e marrëdhënieve të punës si dhe lidhur me tekstin e dispozitave të Propozim-ligjit.

Me diskutimet, propozimet, komentet dhe vërejtjet e tyre morën pjesë Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, Tito Petkovski anëtar i Këshillit, Svetllna Jakimovska dhe Vesna Bendevska, deputetë në Kuvend, Aco Spasovski, përfaqsues i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Drage Jovanovski dhe Liljana Jankullovska, përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Rade Nenadiq, përfaqësues i Federatës Nacionale të Agjencive për punësime të përkohshme, Lidija Dimova, përfaqësuese e qendrës Maqedonase për arsim evropian, Fani Karanfillova Panovska, përfaqësuese e Fondacionit shoqëria e hapur Maqedoni, Mile Boshkov, përfaqësues i Konfederatës së punëtorëve të Maqedonisë dhe Rasko Mishkoski, përfaqësues i Konfederatës së sindikatave të lira.

Click