Aktivitetet



E enjte, 23 korrik 2009

DEBAT PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS TË LIGJIT PËR PROCEDURË PENALE DHE PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT PENAL

Këshilli nacional për eurointegrime më 22 korrik 2009, organizoi Debat publik për versionin e punës të ligjin për procedurë penale dhe propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal.

Arsyetim për shkaqet e sjelljes së ligjit dhe sqarimin e përmbajtjes së dispozitave e dha ministri për drejtësi Mihajllo Manevski.

Pjesëmarrësit e debatit publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit nacional për organizimin e debatit publik, kurse gjatë së njëjtës paraqitën propozime dhe vërejtje në drejtim të përmirësimit të dispozitave të ligjit.

Në debatin publik me diskutimet e veta, propozime dhe komentime për versionin e punës të ligjit për procedurë penale, morën pjesë : Sillvana Boneva nënkryetare në Këshillit nacional për eurointegrime, Xhevat Ademi dhe Flora Kadriu anëtarë të Këshillit, Ixhet Memeti Avokat i Popullit, të deputetët Vllado Buçkovski dhe Pavle Trajanov, dhe kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovski.

Në diskutimin për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, me diskutimet dhe propozimet e veta morën pjesë: Jordan Mitrinovski kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup, Flora Kadriu dhe Alleksandar Nikollovski anëtarë të Këshillin nacional për eurointegrime.

Debati publik paraqiste mundësi  për subjektet e interesuara që të paraqesin pikëpamje për gjendjet në shtet, në sferën e udhëheqjes së procedurës penale  dhe  zbatimit praktik të Kodit Penal. Duke marrë parasysh rëndësinë e reformës  në të drejtën penale, me zgjidhjet e reja të ligjit për procedurë penale dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, si dhe implementimin e tyre konsekuent, sistemi juridik penal në Republikën e Maqedonisë duhet të bëhet më efikas, të përforcohen kapacitetet e luftës kundër krimit dhe garantimit e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Seksioni për sundimin e së drejtës në Misionin vëzhgues të OSBE-së në Shkup, para fillimit të debatit publik paraqitën vërejtje në versionin e punës të ligjit për procedurë penale.


 

Click