Aktivitetet



E mërkurë, 15 korrik 2009, Këshilli nacional për eurointegrime

DEBAT PUBLIK PËR VERZIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDIHMË JURIDIKE PA PAGESË

Këshilli nacional për eurointegrime më 14 korrik 2009, organizoi Debat publik për Propozim–ligjin për ndihmë juridike pa pagesë. Arsyetimin për shkaqet e miratimit të ligjit dhe sqarimin e përmbajtjes së dispozitave të ligjit e paraqiti ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.

Debati publik paraqiste mundësi që subjektet e interesuara të parashtrojnë shqyrtime për gjendjen në Republikën e Maqedonisë, në sferën e realizimit të së drejtës për ndihmë juridike pa pagesë.

Në debatin publik me diskutime dhe komente të veta për versionin e punës së propozim-ligjit, morën pjesë Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit, Ixhet Memeti, Avokati i Popullit, Margarita Caca Nikollovska, ish - gjykatëse e Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut, deputetët Llilljana Popovska, Bllagorodna Dulliq, Cvetanka Ivanova dhe Vasko Shutarov, dhe përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Maqedonisë, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, Këshilli nacional i grave të RM-së, Organizata e grave e komunës së Shën Nikollës, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave.

Seksioni për sundimin e së drejtës në Misionin e OSBE-së në Shkup, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Fondacioni Instituti shoqëria e hapur, para fillimit të debatit publik, parashtruan komente dhe vërejtje në versionin e punës së Propozim-ligjit për ndihmë juridike pa pagesë.

Pjesëmarrësit e debatit publik e përshëndetën iniciativën për miratimin e ligjit të veçantë për ndihmë juridike pa pagesë, dhe parashtruan propozime dhe vërejtje për përmirësimin e dispozitave të versionit të punës së Propozim-ligjit, në drejtim të realizimit më cilësor dhe më efikas të së drejtës për ndihmë juridike pa pagesë.

Click