Aktivitetet



E mërkurë, 25 nëntor 2009 Strasburg

DELEGACIONI I KOMISONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE MORI PJESË NË TAKIMIN PËRGADITOR TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-EU

Sot delegacioni i Komisionit për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Komisonit, z. Petar Popo Arsov, në kaudër të vizitës në seancën plenare të Parlamentit Evropian prej 23-26 nëntor, në Strazburg, mori pjesë në takimin përgaditor të Komitetit të përzier parlamentar RM-UE, ku fjalim të tij kishte eurokomesari për zgjerim i Komisionit Evropian, z. Oli Ren.

Me këtë rast, eurokomesari z.Oli Ren theksoi përparimin e konsiderueshëm, të cilin e arriti Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar, gjatë plotësimit të kritereve dhe shfaqi shpresë se procesi ynë eurointegrues do të vazhdojë me zgjidhjen e kontestit me emrin.

Pasdite delegacioni do të marrë pjesë në sesionin plenar në të cilin do të shqyrtohet Projekt-rezuluta për strategjinë e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit erendimor, Turqinë dhe Islandën për vitin 2009.

 


 

Click