Aktivitetet



E martë, 20 tetor 2009, Gjenevë

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME DELAGACIONIN E UIP TË ZVICRËS 

Në kuadër të Kuvendit  të 121-të të UIP-së, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me delegacionin e UIP-së të Zvicrës. Në takim morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Jani Makraduli, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Këshillit drejtues të Institutit parlamentar, pastaj z. Rafiz Aliti, nënkryetar i Kuvendit, z-nj. Silvana Boneva dhe z-nj. Flora Kadriu anëtarë të Këshillit drejtues. Nga pala zvicerane në takim morën pjesë z-nj. Doris Stamp shefe e delegacionit të UIP-së të Zvicrës, z. Daniel Zender, deputet, z-nj. Romana Tedeshi, menaxhere  e programit për Maqedoninë në Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe z. Didier Shaso, koordinator për Evropën Juglindore në Ministrinë për Punë të Jashtme të Zvicrës.

Nga të dyja delegacionet u theksua nevoja për bashkëpunim më intensiv parlamentar, me çfarë do të plotësohej bashkëpunimi i filluar ndërmjet Kuvendit dhe Agjencisë zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim, veçanërisht në procesin e themelimit të Institutit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e Institutit, me çfarë do të përforcohet kapaciteti ligjvënës dhe mbikëqyrës analitik-hulumtues i Kuvendit.

Nga pala zvicerane u shpreh gatishmëria, që parlamenti zviceran përmes Agjencisë për zhvillim dhe bashkëpunim, ta përforcojë përkrahjen profesionale dhe logjistike të Institutit parlamentar dhe në funksion të kësaj u propozua që në vitin 2010, të realizohet vizitë studimore e parlamentit zviceran. Për avancimin plotësues të marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve u propozua edhe bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të tyre të informatikës.

Njëkohësisht në takim u shkëmbyen përvoja edhe për kanalin e Kuvendit dhe zyret për kontakt me qytetarët.

Në fund u shpreh lëvdatë për raportin e fundit nga ana e Komisionit Evropian dhe u theksua përkrahja për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me emrin, duke theksuar se ata në komunikimin dypalësh me shtetin tonë, e përdorin emrin tonë kushtetues.

Click