Aktivitetet



E mërkurë, 28 tetor 2009, Bukuresht, Romani

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DP TË IEQ MERR PJESË NË PUNËN E SESIONIT VJETOR TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË DP TË IEQ NË BUKURESHT, RUMANI

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP të IEQ) i udhëhequr nga shefi i delegacionit z. Petar Pop Arsov, në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët Jovan Llazarev dhe Marjanço Nikollov, merr pjesë në punën e Sesionit vjetor të Kuvendit Parlamentar të DP të IEQ që u mbajt në Bukuresht, Rumani.

Sesionin e hapi kryetari i Senatit të Rumanisë, z. Mirçea-Dan Xhoana, ndërsa të pranishmit i përshëndetën edhe Roberta Alma Anastase, kryetare e Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, si dhe z. Llaslo Borbelz, shef i delegacionit të Rumanisë në IEQ.

Pjesa e punës së Kuvendit Parlamentar të DP të IEQ mbahet në dy sesione. Në sesionin e parë pjesëmarrësit debatuan për masat e përmirësimit të punësimit dhe mbrojtjen e grupeve delikate, ndërsa në sesionin e dytë diskutohet për promovimin e mundësive për tërheqjen e investimeve.

Petar Pop Arsov, në prononcimet e tij në të dyja sesionet, i i bëri një vështrim kontributit të organeve shtetërore të Republikës së Maqedonisë në drejtim të mundësimit të përfshirjes sa më të madhe në tregun e punës së grupeve delikate. Ai i theksoi masat që i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë në këtë plan, duke i përfshirë edhe lehtësirat e ndryshme dhe subvencionet për çdo kategori të grupeve delikate, siç janë fëmijët pa prindër, personat me nevoja të veçanta, prindërit që vetëmbahen, personat e vjetër dhe romët.

Sa u përket aktiviteteve për tërheqjen e investimeve, Pop Arsov i numëroi masat që ndërmerren nga ana e Republikës së Maqedonisë. Veçanërisht e theksoi formimin e zonave të lira ekonomike, si dhe reformat e zgjidhjeve ligjore dhe nënligjore për lehtësimin e formimit të biznesit, siç është gijotina rregulative, Regjistri qendror, dhe thjeshtësimi i procedurës për themelimin e firmës, duke e vënë në pah të dhënën se në Republikën e Maqedonisë firmë mund të themelohet për katër orë dhe në një vend (Regjistri qendror).

Click