Aktivitetet



E hënë, 29 qershor 2009

DEPUTETI HAJRULLA MISINI U TAKUA ME MOHAMED REZA SOKUT AMBASADOR JOREZIDENT I REPUBLIKËS ISLAME TË IRANIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Më 29 qershor 2009 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u realizua takim i deputetit z. Hajrulla Misini, kryetar i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Iranit me Sh.T, z. Mohamed Reza Sokut, ambasador jorezident i Republikës së Iranit në Republikën e Maqedonisë me kërkesë të tij.

Në takimin u bisedua për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit më intensiv në nivele të dy parlamenteve, me inicim për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet grupeve të deputetëve për bashkëpunim të cilat janë formuar edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Parlamentin e Republikës Islame të Iranit. Njëkohësisht u theksua nevoja për promovim të mëtejmë dhe përparim të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Islame të Iranit në planin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunim në kulturë, shëndetësi dhe fusha tjera shoqërore. Në mënyrë bilaterale u theksua përkrahje e realizimit të mëtejmë  të Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Iranit, e lidhur në vitin 2002, në vlerë prej 10 milionë dollarësh amerikanë.

Në takimin u theksua që vetë fakti se Republika Islamike e Iranit e ka pranuar Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, si dhe lehtësimet bilaterale të caktuara në regjimin e vizave për qytetarët e të dy shteteve, kontribuojnë në forcimin dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Islame të Iranit .

Click