Aktivitetet



E martë, 13 tetor, 2009

DIALOGU MESDHETAR ËSHTË NJË MUNDËSI E RRALLË PËR T’I NDIHMUAR VENDET NË RAJON PËR NDËRTIMIN E MIRËKUPTIMIT TË NDËRSJELLË

Në Athinë, më 10 tetor 2009, në kuadër të sesionit vjeshtor të KP të OSBE-së, u mbajt Forumi Mesdhetar i OSBE-së, me theks të veçantë mbi perspektivat dhe sfidat.

Ndër pjesëmarrësit e tjerë të Forumit Mesdhetar të OSBE-së, mori pjesë edhe deputeti z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të OSBE-së. Ai theksoi se dialogu mesdhetar është një mundësi e rrallë për t’i ndihmuar vendet në rajon për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vuri në dukje se është e nevojshme që të stimulohen potencialet dhe të mbështeten nismat rajonale.

Ai gjithashtu i mirëpriti deklaratat e paradokohshme të liderëve më të lartë evropianë, për integrimin evropian të të gjitha vendeve ballkanike dhe i dërgoi mesazhe pozitive udhëheqjes së re greke, me shpresë se do të veprojë në drejtim të tejkalimit të çështjeve dypalëshe.

Në margjina të takimit, deputeti z. Vlladimir Gjorçev realizoi takime me senatorin nga Ohajo, z. Xhorxh Voiniviq dhe me kryesuesin e Komitetit të Tretë të KP të OSBE-së dhe shef i delegacionit suedez, z-nj. Valburga Habsburg Daglas.


 

Click