Aktivitetet



E martë, 28 korrik 2009, Komisioni për çështje ekonomike

DISKUTIM PUBLIK LIDHUR ME TEKSTIN E PROJEKT-STRATEGJISË PËR ZHVILLIMIN E ENERGJETIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR PERIUDHËN 2008 - 2020

Komisioni për çështje ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 27 korrik 2009 organizoi diskutim publik lidhur me tekstin e Projekt-strategjisë për zhvillimin e energjetikës në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2008 - 2020.

Diskutimi publik paraqet mundësi që subjektet e interesuara përmes diskutimeve të veta të paraqesin shqyrtim për gjendjet e energjetikës dhe problemet me të cilat ballafaqohet shteti në sektorin energjetik.

Fjalimin hyrës dhe prezantimin e Projekt-strategjisë e dha akademiku Gligor Kanevçe, i cili në të vërtetë është njëri prej autorëve në përgatitjen e sajë dhe udhëheqës i grupit të autorëve të së njëjtës.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit i paraqitën propozimet e tyre, mendimet dhe vërejtjet në drejtim të përmirësimit të energjetikës në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit, z. Lubisav Ivanov Xingo, theksoi se përpunimet e strategjive paraqesin proces të rëndë dhe kërkojnë njohuri të thella, intensivitet dhe kreativitet. Z. Ivanov tha se pas një diskutimi të këtillë të gjerë, duke i analizuar të gjitha vërejtjet, sugjestionet, idetë dhe njohuritë e reja, dallimet zvogëlohen dhe vjen deri te një strategji kualitative dhe e përgatitur në mënyrë të fuqishme për energjetikën e Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në diskutimin publik e përshëndetën iniciativën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Komisionit për çështje ekonomike për organizimin e këtij lloj diskutimi dhe ishin të njëzëri se kështu lloj diskutimi në të ardhmen duhet organizuar.  

Click