Aktivitetet



E hënë, 8.6.2009

DUHET TË SHFRYTËZOHET KRYESIMI SUEDEZ ME BASHKIMIN EUROPIAN

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli, realizoi sot takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvendin e Republikës së Kroacisë. Në takim u bisedua për qëndrimin e përbashkët për fitimin më të shpejtë të datës për negociata për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në BE dhe për hyrje të Republikës së Kroacisë në BE gjatë kohës së kryesimit suedez me Bashkimin Europian.

Ra fjala gjithashtu edhe për zgjedhjet europiane të cilat mbaruan mbrëmë dhe në qëndrimet e ndryshme në lidhje me zgjerimin nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit u konkludua se Suedia ka dëshirë për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe për këtë duhet të shfrytëzohet kryesimi suedez me BE.

Click