Aktivitetet



E enjte, 4 qershor 2009

DYERT E NATO-S MBETEN TË HAPURA PËR MAQEDONINË

Në mbledhjen e Pesëdhjetegjashtë plenare në Kuvendin Evropian për mbrojtje dhe siguri, Kuvendi i Unionit Europerendimor (KUEP), që u mbajt nga 2 deri më 4 qershor të vitit 2009 në Paris, ku fjalë rasti mbajtën z. Vacllav Klaus, President i Republikës Çeke dhe z. Jaap de Hop Shefer, Sekretar gjeneral i NATO-s. Në seancën plenare morën pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të z. Aleksandar Nikollovski, shef i delegacionit të KUEP-së dhe z. Jovan Manasievski, anëtarë i delegacionit.

Zoti Vacllav Klaus informoi për aktivitetet e kryesimit Çek me UE-në dhe theksoi se në pajtim me moton e kryesisë “Evropa pa kufi”, ai angazhohet për integrim të plotë të vendeve të Ballkanit perëndimor në Unionin Evropian dhe në NATO.

Zoti Jaap de Hop Shefer i përmendi vendimet e miratuara në samitin e fundit të NATO-s, ardhmërinë e marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe UE-së dhe gjendjes në Afganistan, me çka u përgjigj në pyetjet e deputetëve. Zoti Aleksandar Nikollovski pyeti nëse sipas Sekretarit gjeneral duhet të vazhdohet me ciklin e njëmbëdhjetë të ardhshëm të PAA (Plan aksional për anëtarësim).

Zoti Shefer përsëriti se dyert e NATO-s mbeten të hapura për Maqedoninë. Njëkohësisht, ai u angazhua për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se do të ishte veçanërisht e rëndësishme që të vazhdohet me ciklin e ardhshëm të PAA.

Në seancë u shqyrtuan dhe u verifikuan më tepër raporte, rekomandime dhe rezoluta ndër të cilat edhe “Politika evropiane për mbrojtje dhe siguri dhe ardhmërinë e Ballkanit Verior”. Pas intervenimit të shefit të delegacionit maqedonas, deputetit Aleksandar Nikollovski, u pranuan dy amendamente me të cilat i jepet ton pozitiv raportit i cili ka të bëjë me Maqedoninë. Gjithashtu, është pranuar edhe qëndrimi se bisedimet për dallimet të cilat Greqia i ka në çështjen e emrit tonë, duhet të udhëhiqen patjetër nën mbikëqyrje të Kombeve të bashkuara dhe assesi në mënyrë tjetër, sepse bartja e tyre në kuadër të UE-së ose NATO-s nuk është në pajtim me Marrëveshjen e përkohshme dhe do të bënte disbalans të plotë në favor të Greqisë.

Në mbledhje delegacioni ynë realizoi edhe takime të shumta bilaterale me anëtarë të delegacioneve tjera nga Parlamentet e Evropës.

Click