Aktivitetet



E enjte, 16 korrik, 2009

DYMBËDHJETË KOMISIONE NË PARLAMENTIN EVROPIAN ZGJODHËN KRYETARË DHE NËNKRYETARË TË RINJ

Parlamenti evropian në mbledhjen e sotme konstitutive në Strasburg, i zgjodhi kryetarët dhe nënkryetarët e rinj të dymbëdhjetë Komisioneve - për punë të brendshme; tregti ndërkombëtare; buxhet; çështje ekonomike dhe financiare; punë dhe politikë sociale; ekologji, shëndetësi publike dhe siguri të ushqimit; industri, hulumtim dhe energjetikë; treg të brendshëm dhe mbrojtje të konsumatorëve; çështje juridike; liri të qytetarëve; të drejtat e grave dhe barazi ndërmjet gjinive dhe peticione.

Kryetarët e rinj të komisioneve në PE:

-Komisioni për punë të brendshme - Gabriele Abertini nga Italia, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë;

-Komisioni për tregti ndërkombëtare - Vital Moreira nga Portugalia, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;

-Komisioni për buxhet- Alen Lamasur nga Franca, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë;

-Komisioni për çështje ekonomike dhe financiare- Shenon Bovls nga Britania e Madhe, anëtar i Partisë së liberalëve dhe  demokratëve për Evropë;

-Komisioni për punë dhe politikë sociale – Pervensh Bere nga Franca, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;

-Komisioni për ekologji, shëndetësi publike dhe siguri të ushqimit - Xho Lejnen nga Gjermania, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;

-Komisioni për industri, hulumtim dhe energjetikë - Herbert Reul nga Gjermania, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë;

-Komisioni për treg të brendshëm dhe mbrojtje të konsumatorëve - Malkolm Harbor nga Britania e Madhe,  anëtar i Partisë  së konservatorëve dhe reformistëve;

-Komisioni për çështje juridike - Klaus-Hejner Lehne nga Gjermania, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë;

-Komisioni për liri qytetare - Fernando Lopes Agilar nga Spanja, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;

-Komisioni për të drejtat e grave dhe barazi ndërmjet gjinive - Eva Brit Svenson nga Suedia, anëtare e Partisë së të majtës evropiane të bashkuar / E majta e gjelbër nordike;

-Komisioni për peticione - Erminija Maconi  nga Italia, anëtare e  Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë.

Click