Aktivitetet



E martë, 9 qershor 2009

E DJATHTA MBETET FUQI UDHËHEQËSE NË EUROPARLAMENT

Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian edhe pas zgjedhjeve mbetet e djathta. Partia Popullore Evropiane (Demokristiane) dhe e Demokratëve Evropian janë fitues absolut në euro-zgjedhjet me 264 vende parlamentare të fituara, përkatësisht 35,9 të votave. Në bazë të rezultateve të fundit të shpallura, në vendin e dytë është Partia e Socialistëve Evropian, e cila me 22% të votave të fituara do të numëroj 162 anëtarë në përbërjen e re, ndërsa partia e tretë është Partia e Liberalëve Evropianë dhe Demokratë me 80 deputet, përkatësisht 10,9% të votave.

Koalicioni i të Gjelbërve dhe Aleanca e lirë Evropiane, shënon rritje më të lartë në bazë të vendeve të fituara në euro-zgjedhjet, 9% më tepër nga përbërja e kaluar, përkatësisht 52 vende parlamentare. Partia e Maqedonasve në Greqi ‘’Vinozhito’’është anëtare e këtij koalicioni dhe përmes saj është e përfaqësuar në Parlamentin Evropian.

 Unioni për Evropën e popujve do të ketë 35 deputet, e cila fitoi 4,8 % të votave, Partia E  Majta Evropiane e Bashkuar,/E majta e Gjelbër Nordike me 4,3 % të votave do të fitoj 32 vende, ndërsa Grupi Pavarësi/Demokraci  fitoi 2,4% të votave, përkatësisht 18 mandate.

93 deputet (12,6%) ende nuk janë pjesë e asnjë grupi politik. Disa prej tyre  ndoshta do të bashkohen me partitë ekzistuese, të tjerët me siguri do të mundohen të formojnë të reja, ndërsa të tretët do të mbeten të pavarur.

Nga korriku i këtij viti çdo parti doemos duhet të përfshijë së paku 25 anëtarë të Parlamentit nga minimum shtatë vende –anëtare. Përbërja e kaluar e Parlamentit Evropian ka numëruar 785 anëtar, ndërsa e reja do të ketë 736. Rezultati përfundimtar për përbërjen e grupeve politike në parlamentin e ri do të dihet gjatë sesionit të parë plenar më 14 korrik në Strasburg. Eurodeputetët do të fillojnë mandatin pesëvjeçar me zgjedhjen e udhëheqësve të Parlamentit. Tema tjetër më me rëndësi në seancë do të jetë votimi i Kryetarit të ri të Komisionit Evropian. Kryetari i gjertanishëm Zhoze Manuel Baroso tani më e shpalli kandidaturën e vet për mandat të ri.
Dalja në zgjedhjet e sivjetshme shënoi rënie të vogël sa i përket zgjedhjeve më vitin 2004, por kjo është përqindja më e vogël e daljes prej vitit 1979 e gjeri më tani. Vetëm 43,1% të qytetarëve evropianë e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Përqindje të pritshme më të lartë të votimit ka pasur në vendet  ku ajo është e obligueshme, përkatësisht Belgjika (90,39%) dhe Luksemburgu (91%). Javët që vijnë eurodeputetët e porsazgjedhur do të arrijnë në Bruksel, që t’i marrin zyrat e veta, ndërsa më 29 qershor fillojnë dy javë përgatitje të grupeve politike për Seancën e Parë plenare në Parlamentin e ri.  

Click