Aktivitetet



E enjte, 19 nëntor 2009, Bruksel

CAKTIMI I POZITAVE KRYESORE NË UE

Liderët e shteteve dhe qeverive të Unionit Evropian, sot do të takohen në darkë pune në Bruksel, me qëllim të caktimit të pozitave kryesore në Unionin Evropian, në vigjilje të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Liderët do t’i shpallin emrat e Kryetarit të parë të përhershëm të Këshillit Evropian, të përfaqësuesit të lartë për çështjet e punëve të jashtme dhe të politikës së sigurisë, si dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit.

Kandidatët do t’i marrin funksionet e tyre më 1 dhjetor, kur do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës.

Takimi jozyrtar është me iniciativën e Kryeministrit suedez dhe kryesues me UE-në, z. Fredrik Rejnfeld. 

Click