Aktivitetet



E premte, 16 tetor 2009

EURODEPUTETËT E PËRKRAHËN MAQEDONINË PAS RAPORTIT TË MARRË POZITIV PREJ EUROKOMISIONIT

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë i dhanë përkrahje propozimit të Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unioni Evropian.Eurodeputetët, gjithashtu kërkuan edhe liberalizim të vizave për Ballkanin dhe implementimin të Protokollit nga Ankaraja.

Anëtarët e Europarlamentit, duke përfshirë edhe z. Zoran Taller nga Sllovenia, si referues për Republikën e Maqedonisë, e përshëndetën rekomandimin e Komisionit të Këshillit Evropian, që negociatat për anëtarësim të hapen me Republikën e Maqedonisë.

“Palët e interesuara doemos duhet ta shfrytëzojnë dritaren e re të mundësive, të krijuara nga zgjedhjet greke dhe rolin të cilën mund ta ketë kryeministri i ri grek, Georgios Papandreu”, deklaroi z. Taler.

Eurokomesari për zgjerim z. Oli Ren, i cili merrte pjesë në mbledhje, theksoi se “Athina, gjithashtu, duhet ta luajë pjesën e saj” dhe vërejti se propozimi i Komisionit duhet njëzëri të pranohet prej të gjithë 27 vendeve-anëtare të UE-së.

 

Click