Aktivitetet



E mërkurë, 25 nëntor 2009

EUROPARLAMENTI DISKUTON PËR ZGJERIMIN E BE-SË

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të mbajtur prej 23 deri më 26 nëntor në Strasburg, sot eurodeputetët diskutojnë për Projekt-rezolutën e Komisionit Evropian për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës.

Në Projekt-rezolutën e përgatitur nga eurodeputeti italian Gabriele Albertini për për të cilën do të votohet nesër, fillimi i negociatave nuk kushtëzohet me zgjidhjen paraprake të kontekstit me emrin, por  inkurajohen Maqedonia dhe Greqia që sa më shpejt të jetë e mundur të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme.

Si kontribut pozitiv për stabilitetin rajonal vlerësohet vendosja e paradokohshme e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe lidhja e marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit.

I bëhet apel Qeverisë së Maqedonisë që të vazhdojë me reformat në administratën publike dhe sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, të përmirësojë të drejtat e grave dhe marrëdhëniet etnike.

Në seancën e djeshme plenare, Këshillit kërkoi që në samitin në dhjetor ta vërtetojë rekomandimin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, ndërsa lidhur me liberalizimin e vizave, eurodeputetët potencuan faktin se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Click