Aktivitetet



E enjte, 10 shtator 2009

EUROPARLAMENTI DO TË VOTOJË PËR BAROSON MË 16 SHTATOR

Eurodeputetët më 16 shtator do të vendosin nëse z. Zhoze Manuel Baroso do të marrë mandatin e dytë si Kryetar i Komisionit Evropian. Konferenca e kryetarëve - liderëve të grupeve politike të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit sot konfirmuan se votimi do të mbahet të mërkurën.

‘’Në takimin e sotëm të Konfederatës së kryetarëve miratuam zgjidhje të qartë e cila u jep mesazh të fuqishëm qytetarëve të Evropës. Në këtë kohë të krizës ekonomike, nuk mund të lejojmë që të vazhdojmë me vakuumin politik. Duhet të jemi në gjendje të ecim përpara, të vendosim nëse z. Baroso do të jetë apo jo Kryetar i Komisionit në pesë vitet e ardhshme’’, deklaroi Kryetari i Parlamentit Evropian, z Jerzhi Busek.

Të enjten e kaluar z Baroso, Kryetarit të Parlamentit Evropian i paraqiti  qëllimet e veta për mandatin e dytë. Prioritetet themelore të tij do të jenë kriza ekonomike, ndryshimet klimatike, zhvillimi stabil dhe fillimi i epokës së re për Evropë Globale.

Zhoze Manuel Baroso është Kryetar i Komisionit Evropian prej vitit 2004. Pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian prej 4 deri më 7 qershor të këtij viti, Këshilli i Evropës njëzëri e nominoi për mandat të ri pesëvjeçar, ndërsa Parlamenti Evropian do ta ketë fjalën e fundit.

 

Click