Aktivitetet



E premte, 17 korrik 2009

EUROPARLAMENTI E DËNON DHUNËN NË IRAK, KINË DHE HONDURAS

Krahas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit Evropian si dhe të Komisioneve të të njëjtit, në Mbledhjen konstitutive në Strasburg, deputetët bashkë me përfaqësuesit e Komisionit dhe të Këshillit Evropian, debatuan edhe për tema të jashtme, si dhe për dhunën pas zgjedhjeve të mbajtura në Iran, problemet etnike në Kinë dhe grusht shtetin në Honduras.

Lidhur me situatën në Iran, eurodeputetët e dënuan dhunën mbi demonstruesit, pengimin e gazetarisë së lirë dhe brutalitetin në burgjet e atjeshme. Ata i ftuan zyrtarët iranianë që ta ndalojnë dhunën dhe të fillojnë dialogun.

Deputeti belgjikas Anemi Nejts-Ujtenbrek, potencoi se të gjithë popujt në botë duke i përfshirë edhe iranianët, kanë të drejtë që t`i zgjedhin liderët e tyre dhe t’i ndërrojnë kur të konsiderojnë se për një gjë të tillë ka nevojë.

Në fillim të këtij muaji, në Kinën Veriperëndimore shpërtheu dhuna etnike ndërmjet popullatës me shumicë myslimane  Ujgurëve dhe Kinezëve Han, të cilët janë grupi më i madh etnik në Kinë, si dhe intervenimi masiv nga ana e autoriteteve kineze për kontroll mbi situatën.

Eurodeputetët e dënuan dhunën etnike dhe apeluan për mbrojtjen e pakicave, por në të njëjtën kohë paralajmëruan për rrezikun nga separatizmi.

Me rastin e rrëzimit nga pushteti të kryetarit të Hondurasit, Manuel Zelaja, nga ana e ushtrisë, eurodeputeti francez Zhan-Luk Melenhon deklaroi: “parimet tona pacifiste nuk duhet të lënë përshtypje se i mbyllim sytë para një kthese”. Deputeti spanjoll Hose Ignasio Salafranka, përsëri e ftoi Unionin Evropian që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e caktuara në nëntor.

Kryetari Manuel Zelaja u dëbua nga vendi pas tentimit për ta ndryshuar Kushtetutën, me ç’rast do t’u japë mundësi kryetarëve që të kandidohen edhe pas skadimit të mandatit katërvjeçar.

Click