Aktivitetet



E martë , 20 tetor 2009

EUROPARLAMENTI E PËRKRAHU RAPORTIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komiteti për liri qytetare, jurisprudencë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian, mbrëmë në Strasburg me shumicë votash e përkrahu Raportin për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, nga 1 janari 2010. Kundër ka votuar vetëm një eurodeputet, ndërsa dy ishin të përmbajtur.

Komiteti, gjithashtu u angazhua për shpejtimin e procesit për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, si dhe fillimin e procesit për Kosovën.

Raporti u parashtrua nga deputetja sllovene, z-nj. Tanja Fajon, si referuese  e Europarlamentit  për liberalizimin e regjimit të vizave për Ballkanin perëndimor, sipas së cilës zgjidhja e këtillë do të jetë garanci për paqe në këtë rajon.

Click