Aktivitetet



E martë, 24 nëntor 2009, Strasburg

EUROPARLAMENTI KËRKOI TË VAZHDOHET ME REFORMA NË RRUGËN PËR ANËTARËSIM NË UE

Në ditën e parë të Sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, u theksua se shtetet-kandidate të tashme dhe potenciale patjetër duhet të vazhdojnë me reformat në rrugën për anëtarësim eventual në Unionin Evropian.

Çështjet kyç, si të drejtat ligjvënëse, liria e shprehjes, trajtimi i pakicave etnike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë ato që doemos duhet të zgjidhen, thuhet në Rezolutën, e cila dje u shpall nga Komisioni i Punëve të Jashtme.

Rezoluta 2009 e Komisionit Evropian për Zgjerimin e Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Islanda, e përgatitur nga eurodeputetja italiane Gabriele Allbertini, do të shqyrtohet në seancën e nesërme plenare, ndërsa për të do të votohet të enjten, më 26 nëntor.

Nga Këshilli u kërkua që në samitin në dhjetor të vërtetojë porosinë e Komisionit Evropian për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë.

Eurodeputetët potencuan faktin se Republika e Maqedonisë i ka plotësuar të gjitha kriteret për marrjen e liberalizimit të vizave. U tha se vendi ende punon në pjesën e reformës së administratës publike dhe sistemit gjyqësor, luftës me korrupsionin dhe përmirësimin e të drejtave të grave dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Në lidhje me kontestin me emrin, Europarlamenti u bëri apel qeverive të të dy shteteve që t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre që të gjejnë zgjedhje.

 

 

Click