Aktivitetet



E enjte, 12 nëntor , 2009, Bruksel

EUROPARLAMENTI MIRATOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE PREJ 19 DHJETORIT

Parlamentit Evropian në Bruksel, sot përkrahu Raportin për liberalizimin e vizave të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, i përgatitur nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, me të cilin parashihet udhëtimi i lirë për këto tre vende në Evropë prej  19 dhjetor 2009, në vend të terminit të parë më 1 janar të vitit 2010.

Propozim-rezolutën e miratuan një numër i madh i eurodeputetëve, ndërsa heqjen e vizave Tanja Fajon e quajti dhuratë të Vitit të Ri për qytetarët e Ballkanit.

Fjalën përfundimtare më 30 nëntor do ta japë Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të Unionit Evropian. Vendimin duhet ta mbështesin dy të tretat e vendeve anëtare të Unionit.

Komisioni Evropian më 15 korrik rekomandoi heqjen e vizave në këto tre vende. Muajin e kaluar Raportin e miratoi Komiteti për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme, e më parë Komiteti për politikë të jashtme.

Hyrja në listën e bardhë të Shengenit do të thotë se qytetarët e Maqedonisë do të jetë në gjendje të udhëtojnë pa viza në 25 vende evropiane.

 

 

Click