Aktivitetet



E enjte, 26 nëntor 2009

EUROPARLAMENTI VOTOI PROPOZIM-REZULUTËN PËR ZGERIMIN E UE

Parlamenti Evropian me shumicë votash votoi Propozim-rezolutën për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Turqisë. Eurodeputetët kërkuan nga Këshilli i UE-së që në Samit më 7 dhjetor ta vërtetojë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve paraaderuese me Maqedoninë për anëtarësim në Union.

Në Propozim-rezolutën fillimi i bisedimeve nuk kushtëzohet me zgjidhjen paraprake të kontestit të emrit, por inkurajohen  Maqedonia dhe Greqia që sa më shpejt që është e mundur të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Si kontribut pozitiv për stabilitetin rajonal vlerësohet vendosja e paradokohshme e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe lidhja  e marrëveshjes për demarkacion fizik  të kufirit. Thirret Qeveria e Maqedonisë që të vazhdojë me reformat në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor, luftën me korrupsionin, përmirësimin e të drejtave të grave dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian, në të cilin kishte tri replika të ashpra lidhur me emrin e Republikës së Maqedonisë, shefi i diplomacisë suedeze, z Karl Bild dhe komisari evropian për zgjerim, z. Oli Ren, kërkuan që dyert  për anëtarësim në Union të mbeten të hapura.

Ata potencuan se Republika e Maqedonisë ka bërë përparim të dukshëm në reformat me përparësi, ndërsa zgjidhja e kontestit me emrin do t’i rriste gjasat për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.

‘’Nuk besoj se e kemi mbaruar ndërtimin e Evropës, doemos duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe zgjerojmë. Kjo është me rëndësi kyç edhe për vendet të cilat duan anëtarësim edhe për Unionin Evropian’’, deklaroi z. Bild.

Komisari evropian për zgjerim i thirri eurodeputetët t’i inkurajojnë qeveritë e tyre të marrin vendim të guximshëm, i cili do të ishte në drejtim të interesave strategjike të UE-së, në të cilat bie edhe zgjerimi.

Eurodeputeti italian z.Gabriele Albertini, i cili e përgatiti Propozim-rezolutën, rikujtoi se vendet të cilat duan të kyçen në Unionin Evropian, doemos duhet të jenë serioze në përpjekjet e tyre dhe t’i respektojnë kriteret evropiane. 

Click