Aktivitetet



E enjte, 27 gusht 2009

FUSHATË KUNDËR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Me mbështetjen e Komisionit për ekologji të Kuvendit parlamentar të Këshillit Evropian, dje në Londër filloi fushata kundër ndryshimeve klimatike, me titull “New Earth Deal”. Qëllimi i fushatës është që të nxitet sjellja e marrëveshjes për ndryshimet klimatike në Kopenhagë.

Në fushatë do të përfshihen edhe vizitat shkollore, veb-faqja speciale, si dhe shfaqja e filmit “ Age of Stupid” me temë, ekologjia.

Referuesi për ndryshimet klimatike në Kuvendin parlamentar të Këshillit Evropian, z. Xhon Preskot, i cili mori pjesë në marrëveshje për Protokollin e Kjoto, potencoi se vendet e zhvilluara janë ato që e bartin pjesën më të madhe të përgjegjësisë dhe doemos duhet të bëjnë shumë lidhur me ndryshimet klimatike.

Z. Preskot, informoi se Komisioni do të organizojë një konferncë më 29 shtator në Strasburg.

Click