Aktivitetet



E premte, më 25 shtator 2009, Pitsburg

G-20 ARRITI PAJTUESHMËRI PRINCIPUESE PËR KUFIZIMET E BONUSEVE NË SFERËN FINANCIARE

Në Samitin G-20 në Pitsburg, i cili filloi dje  me darkë pune, liderët politikë të 19 vendeve dhe BE-ja arritën pajtueshmëri principuese që të  kufizohen bonet në sferën financiare. Udhëheqësit shtetëror dhe qeverisës të grupi rekomandojnë  këto bone të jenë të kufizuara deri në një përqindje të caktuar  nga të ardhurat neto bankare kur i  kërcënohen bazës së shëndoshë të kapitalit.

Nikoqir i vendeve të cilët përfaqësojnë 85% të ekonomisë botërore, është kryetari i ShBA-së, z.Barak Obama, ndërsa Bashkimin Evropian e përfaqësojnë kryeministri i vendit kryesues me BE- Suedia,z. Frederik Rejnfeld dhe kryetari i Komisionit Evropian, z.Zhoze Manuel Baroso.

z. Rejnfeld dhe z. Baroso shprehën  shqetësimin se bisedimet ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në pritje të konferencës së dhjetorit në Kopenhagë zhvillohen shumë ngadalë dhe duken sikur janë në ngecje. Ato theksuan se është e domosdoshme të bëhet përparim më i madh në diskutimet rreth asaj sesi të financohet lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Sot liderët grumbullohen në tryezën e bisedimit që të debatojnë për shumë çështje nga rendi i ditës, midis të cilave më e rëndësishme është kriza ekonomike dhe financiare.

Click