Aktivitetet



E premte, 31 korrik, 2009

GJASHTËDHJETË E TRE MILIONË EURO NGA KOMISIONI EVROPIAN PËR PROJEKTET HULUMTUESE PËR NDIHMË AFRIKËS

Komisioni Evropian kërkoi projekt-propozime që plotësisht i përkushtohen hulumtimeve për Afrikën, të cilat do të sjellin zgjidhje për problemet serioze me të cilat ballafaqohet “Kontinenti i zi”. Rreth 63 milionë euro do të ndahen për projektet hulumtuese gjatë vitit 2010, të dedikuara për përmirësimin e kushteve sanitare, sigurimin e ushqimit dhe ujit në Afrikë.

Projektet e zgjedhura do të kenë për qëllim gjallërimin e bujqësisë, promovimin e sistemeve më të qëndrueshme për prodhimtari, garantimin e ushqimit të sigurtë, si dhe sistemet alarmuese për rreziqet si thatësia dhe sëmundjet.

Projektet do të fokusohen në zvogëlimin e malaries, zbulimin e hershëm dhe shërimin e infeksioneve më të shpeshta të lidhura me kancerin, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave, kontrollin e shëndetit të të shpërngulurve dhe zgjidhjen e problemeve me mungesën e personelit mjekësor.

Kjo iniciativë speciale për Afrikën, do të përfshijë disa nga qëllimet shkencore dhe teknologjike nga strategjia e partneritetit UE – Afrika, e kontraktuar nga Komisioni Evropian dhe Komisioni i Unionit Afrikan, në dhjetor të vitit 2007.

Më 18 shtator, komisari UE-së për shkencë dhe kërkim, z. Janez Potoçnik, së bashku me përfaqësuesin e Unionit Afrikan, do ta hapë Ditën e informatave “Thirrja e Afrikës”.

Click