Aktivitetet



E martë, 30 qershor 2009

GJYKATA KUSHTETUESE E GJERMANISË DHA DRITË TË GJELBËR PËR MARRËVESHJEN E LISBONËS, POR E PROLONGOI RATIFIKIMIN E SAJ

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë solli vendim se marrëveshja e Lisbonës është në pajtim me Kushtetutën e Gjermanisë, por ende nuk mundet të ratifikohet për shkak se duhen përmirësime në pjesën e të drejtave të Bundestagut lidhur me çështjet e UE-së. Marrëveshja e Lisbonës do të ratifikohet atëherë kur do të ndryshohet Ligji shoqërues, i cili e përcjell Marrëveshjen e Lisbonës.

-Kushtetuta thotë ‘’po’’ për marrëveshjen e  Lisbonës, por në nivelin nacional kërkon përforcimin e përgjegjësisë parlamentare për integrim. Senati beson se së shpejti do të mënjanohet  edhe pengesa e fundit  për ratifikimin marrëveshjes, deklaroi gjykatësi kryesues në Karlsrue,-zotëri Andreas Foskule.

Në bazë të paditësve, gjatë lidhjes së Marrëveshjes së Lisbonës nuk është mbajtur sa duhet llogari për bartjen e kompetencave të Bundestagut në nivelin evropian.

Kjo do të thotë se së pari duhet të përforcohen kompetencat e Parlamentit të Gjermanisë, ndërsa pastaj Kryetari i Gjermanisë, z.Horst Keler, të vë nënshkrim në Marrëveshjen e Lisbonës.

Që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës duhet të jetë ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare të Unionit Evropian, ndërsa atë, përveç Gjermanisë, nuk e kanë bërë as Irlanda, Çekia dhe Polonia.

Click