Aktivitetet



E hënë, 6 korrik 2009

PJESËMARRJA E DEPUTETIT HISEN XHEMAILI NË SESIONIN E 18-TË TË PËRVJETORIT TË KP-SË NË OSBE

Zoti Hisen Xhemaili, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të OSBE-së ( KP i OSBE-së), mori pjesë në sesionin vjetor të 18-të, të KP-së të OSBE-së, që është mbajtur prej 29 qershorit deri më 3 korrik 2009, në Parlamentin e Lituanisë në Vilnus. Kuvendi e miratoi “Deklaratën nga Vinusi”, që përfshin rekomandime nga Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në OSBE dhe përmban 28 rezoluta, në mesin e të cilave edhe rezolutat për forcimin e OSBE-së, vëzhgimin e zgjedhjeve, sigurinë e ushqimit në sferën e OSBE-së, krizën ekonomike botërore dhe pasojat sociale nga e njëjta, Iranin, Afganistanin, të drejtat njeriut dhe liritë qytetare, kontrollin e armëve dhe çarmatimin në Evropë, migrimin për punë në Azinë Qendrore, sigurinë në fushën e energjisë, ndryshimeve klimatike, menaxhimin e ujërave, lirinë e të shprehurit në internet dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Rezoluta për përforcimin e OSBE-së apelon për transparencë më të madhe në suaza të Organizatës, me qëllim që të përforcohet legjitimiteti dhe rëndësia e saj. Rezoluta për vëzhgimin e zgjedhjeve e thekson rëndësinë e vëzhgimit  të zgjedhjeve nga ana e OSBE-së, dhe i fton vendet pjesëmarrëse që plotësisht t’i implementojnë kriteret  nga Kopenhaga për zgjedhje demokratike.

Në sesionin vjetor referuan: z. Valldas Adamkus, Kryetar i Lituanisë, z. Arunas Vallinkas, Kryetar i Parlamentit të Lituanisë, z. Andrius Kubilius, kryeministër i Lituanisë, z. Zhoao Soaresh, Kryetar i KP të OSBE-së, z. Vigaudas Usakas, ministër i punëve të jashtme i Republikës së Lituanisë, z-nj. Dora Bakojani, ministre e punëve të jashtme e Greqisë dhe kryesuese e OSBE-së, z. Robert Vollter, Kryetar i Kuvendit Evropian për Mbrojtje dhe Siguri/ Kuvendi i UEP-së, z. Manuel Dos Santos, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe z. Mark Perin d’ Brishambo, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Në sesionin vjetor Kryetari z. Zhoao Soaresh (Portugali), u zgjodh përsëri për Kryetar të Kuvendit, me mandat të dytë njëvjeçar. Kuvendi Parlamentar për nënkryetar përsëri e zgjodhi senatorin Ben Kardin (SHBA), ndërsa zgjodhi edhe tre nënkryetarë të rinj: z. Petros Eftimiu (Greqi), z. Zhan-Sharll Gardeto (Monako) dhe z-nj. Izabel Pozuelo (Spanjë). Zoti Roberto Bateli (Itali) u zgjodh për arkëtar të Kuvendit. Tri Komisionet e përhershme të KP-së së OSBE-së, gjithashtu zgjodhën funksionarë të rinj (kryetarë, nënkryetarë dhe referues të komisioneve).

Click