Aktivitetet



E premte, 27 nëntor 2009

INKLUZIONI DHE INTEGRIMI I PERSONAVE ME NEVOJA TË POSAÇME NË SHOQËRINË TONË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Svetllana Jakimovska, sot mori pjesë në tribunën e organizuar nga Shoqata e defektologëve dhe personave profesionalë Zgjate Dorën në bashkëpunim me Shoqatën e qytetarëve Të rinjtë për të rinjtë, në temë: “Inkluzioni dhe integrimi i personave me nevoja të posaçme në shoqërinë tonë”.

Në tribunën, në të cilën u hapën çështjet për inkluzionin dhe integrimin e personave me nevoja të posaçme në shoqërinë tonë, në pajtim me rregullativat ligjore morën pjesë përfaqësuesit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga ana e Ministria e Arsimit, nga Agjencia për të Rinjtë dhe Sport, nga Instituti i defektologjisë dhe të tjerë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zonja Svetllana Jakimovska, mes tjerash, në paraqitjen e vet tha: "Pa marrë parasysh qasjen politike ndaj sigurimit të të drejtave së njeriut për persona me handikap doemos duhet të merret parasysh maksima se “secila politikë është aq e mirë sa është edhe impakti i implementimit të saj”.

Pikërisht në atë drejtim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë bën hapa të rëndësishëm dhe në një periudhë relativisht të shkurtër miratoi një sërë ligjesh të cilët në mënyrë direkte e rregullojnë këtë çështje. Ndërmjet tyre është edhe Ligji i ri për mbrojtjen sociale, në të cilin në fokus të veçantë janë personat me handikap, para së gjithash, procesi i deinstitucionalizimit në Republikën e Maqedonisë, i cili në vitin e fundit ka progres të madh të aktiviteteve me hapjen e bashkimeve banesore jashtë institucioneve të sistemit.

Kuvendi miratoi edhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punësimin e personave me invaliditet, me të cilat u përforcua mbrojtja e personave të punësuar me handikap.

Në gusht të këtij viti u miratua edhe Ligji për përdorimin e gjuhës së shenjave, me të cilin u mundësohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që me dëgjim plotësisht të dëmtuar ose të shurdhër rëndë të kenë mundësi për arritshmërinë deri te informatat, komunikimin e tyre familjar dhe shoqëror, mundësi për komunikim me institucionet e shtetit.

Po ashtu, u miratua edhe Ligji për arsimin fillor dhe Ligji për arsimin e lartë, në të cilët janë përcaktuar drejtat e posaçme për nxënësit dhe studentet me handikap.

Me rëndësi është të theksohet se gjatë krijimit të të gjitha ligjeve plotësisht është respektuar parimi “Asgjë për ne, pa ju” në të gjitha fazat, duke përfshirë dhe fazën përfundimtare gjatë shqyrtimit në Kuvend.


 

Click