Aktivitetet



E premte, 5 tetor 2009

IRLANDEZËT I THANË “PO” MARËVESHJES SË LISBONËS

Në referendumin e dytë për Marrëveshjen e Lisbonës në Irlandë, 67,13% e qytetarëve e dhanë përkrahjen e tyre, ndërsa 32, 87% nuk e përkrahën. Vetëm në dy nga 43 vendet zgjedhore, Marrëveshja reformuese evropiane mori shumicën “jo’’.

Vitin e kaluar në referendumin e parë, 53,4%  e irlandezëve e hedhën poshtë Marrëveshjen e Lisbonës.

Qëllimi i marrëveshjes së Lisbonës, e cila më 13 dhjetor 2007 u nënshkrua nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, është që ta reformojë Unionin dha ta përgatisë për zgjerim të ardhshëm. Gjithashtu ajo paraqet edhe Konventën për të drejtat themelore të BE-së dhe bëhet juridikisht e detyrueshme.

Me këtë ndryshohet mënyra e marrjes së vendimeve të Këshillit të BE-së, rritet roli i Parlamentit Evropian në procesin e legjislacionit, zvogëlohet numri  i anëtarëve të Komisionit Evropian prej 27 në 18 dhe parashihet vendosja e funksionit Kryetar i Këshillit Evropian, i cili ka për detyrë të sigurojë vazhdimësi në punën e Këshillit dhe të promovojë konsensus ndërmjet të gjithë anëtarëve.

Para se të hyjë në fuqi, Marrëveshja e Lisbonës doemos duhet të nënshkruhet nga të gjitha 27 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Click