Aktivitetet



E mërkurë, 9 shtator 2009

ISLANDA MORI PYETËSORIN PËR ANËTARËSIM NË UE

Komisari për zgjerim Oli Ren, Qeverisë së Islandës ia dorëzoi pyetësorin për anëtarësim. Dokumenti përmban 2000 pyetje, të cilat Islanda duhet t’iu përgjigjet deri më 16 nëntor, e të cilat janë bazë për raportin në Këshillin e Evropës.

“Marrja e pyetësorit shënon fazë të re për Islandën në qëllimin që të bëhet anëtare e plotfuqishme e UE-së”, deklaroi Kryeministri i Islandës Johana Sigurdardotir.

Pas krizës financiare e cila fuqishëm e kaploi Islandën, vendi vendosi të bëhet pjesë e Unionit. Më 23 qershor të këtij viti, ky vend nordik edhe zyrtarisht parashtroi  kërkesën për anëtarësim, që pritet të realizohet më vitin 2012.

Click