Aktivitetet



E martë, 28 korrik 2009

KËSHILLI BUXHETOR I MIRATOI ORIENTIMET PËR PËRGATITJEN E PROPOZIM-KËRKESËS BUXHETORE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR PERIUDHËN 2010 DHE PERIUDHËM 2010-2012

Këshilli i buxhetit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pestë të mbajtur më 23 korrik 2009, i shqyrtoi Orientimet për përgatitjen e Propozim-kërkesës buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe periudhën 2010-2012 dhe në bazë të debatit njëzëri i miratoi konkluzionet si vijon:

1. Këshilli i buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i shqyrtoi dhe i miratoi Orientimet për përgatitjen e Propozim-kërkesës buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe periudhën 2010-2012;

2. Këshilli i Kanalit të Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është e nevojshme që t’i parashtrojë Këshillit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë informatë për planet zhvillimore dhe investuese të Kanalit të Kuvendit për periudhën 2010-2012;

3. Këto konkluzione t’i parashtrohen Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Këshillit të Kanalit të Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësit të Sektorit për financa dhe çështje ekonomike.


 

Click