Aktivitetet



E hënë, 7 dhjetor 2009

KËSHILLI I UE VENDOS PËR MARRJEN E DATËS PËR BISEDIMET PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË UNION

Këshilli i Unionit Evropian në samitin dyditor në Bruksel, sot dhe nesër duhet të vendosë vallë Republika e Maqedonisë do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE, që u rekomandua nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Shumica e vendeve-anëtare të Unionit i japin përkrahje vendit tonë, por marrja e datës për fillimin e bisedimeve është vënë në pikëpyetje për shkak të kontestit me emrin me Republikën e Greqisë.

Nuk përjashtohet që ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të UE-së vendimin përfundimtar ta lënë për samitin e ardhshëm të shefave të shteteve dhe qeverive të UE-së më 10 dhe 11 dhjetor.

Parlamenti Evropian më 26 nëntor të këtij viti me shumicë votash votoi Propozim-rezolutën për zgjerimin e Unionit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Islandës dhe Turqisë dhe i rekomandoi Këshillit ta verifikojë rekomandimin.

Nëse Republika e Maqedonisë nuk merr datë për bisedime kësaj jave, procesi do të zgjatet së paku tre muaj, për mars të vitit 2010, kur përgatitet takim joformal për Ballkanin Perëndimor, në kohën kur me UE do të kryesojë Spanja, e cila në fillim të vitit të ri do ta marrë kryesimin me rotacion nga Suedia.


 

Click