Aktivitetet



E enjte, 19 nëntor 2009

KLIMA DHE ENERGJETIKA NË FOKUSIN E SAMITIT NDËRMJET UE DHE RUSISË

Ndryshimet klimatike dhe çështjet energjetike ishin tema kryesore në Samitin e tretë ndërmjet Unionit Evropian dhe Rusisë, i cili dje u mbajt në Stokholm. Nikoqir i Samit ishte kryeministri dhe kryesuesi me Unionin, z. Frederik Rejnfeld, ndërsa përveç mysafirit të tij-kryetarit të Rusisë z. Dimitrij Medvedev, morën pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesi i lartë i UE-së Havier Solana.

Përshtypje më të madhe në takimin e kreut la deklarata e kryetarit të Rusisë se vendi i tij deri në vitin 2020 do ta zvogëlojë emisionin e gazrave të dëmshme për 25% nën nivelin e vitit 1990. Në lidhje me këtë çështje, gjithashtu edhe UE planifikon zvogëlimin e emisioneve të dioksidit të karbonit për 20% në krahasim me vitin 1990.

Në Samit u përshëndet marrëveshja energjetike, të cilën të hënën në Moskë e nënshkruan UE dhe Rusia, si një mekanizëm i fortë për paralajmërim të hershëm nga kriza e re energjetike, me qëllim që në të ardhmen të tejkalohet ndërprerja eventuale e dërgesave energjetike në Evropë.

Click