Aktivitetet



E hënë, 1 qershor 2009

MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE  DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

Komisioni anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dhjetë si trup punues i interesuar i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (Leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për punë të brendshme (Leximi i parë).

Anëtarët e Komisionit me 5 vota “për”, 2 ”kundër” dhe 1 “të përmbajtur”, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe me 4 vota “për” dhe 1 votë “kundër”, për Propozim-ligjin për punë të brendshme, konkluduan se Propozim-ligjet duhet të dorëzohen në leximin e dytë.

Click