Aktivitetet



E enjte, 23 korrik 2009

KOMISIONI EVROPIAN ME MASA TË REJA PËR SHPËTIM NGA KRIZA

Komisioni Evropian miratoi masa të reja, drejt thjeshtësimit të rregullave për udhëheqje me Politikën e kohezionit. Në kushte të krizës ekonomike, qëllimi është që t’i jepet impuls ekonomisë evropiane, nëpërmjet përmirësimit të kushteve për filllimin e më shumë projekteve në rajone të veçanta. Si pjesë e masave për luftë kundër krizës, Komisioni mund të kompensojë 100% të shpenzimeve, të paraqitura nga vendet anëtare për projekte të financuara nga Fondi social evropian (FSE) në vitin 2009 dhe 2010.

“Këto masa të reja kanë për qëllim që të ofrojnë ndihmë  në rajonet evropiane, për t’u ndihmuar  më shpejtë që të përmirësohen”, deklaroi anëtari i Komisionit për politikë rajonale, z. Pavel Samecki.

Përgjejgësi për Fondin social evropian dhe anëtar i Komisionit për punësim, çështje sociale dhe mundësi të barabarta, z. Vlladimir Shpidlla, shtoi se “kompensimi nga FSE është  me rëndësi jetike për ndihmë qytetarëve në kohë të krizës. Këto masa ekskluzive janë shprehje e solidaritetit evropian  me ata të cilët janë më të prekur”.

Ndryshimet e shpallura paralajmëruan  lehtësim në implementimin e 455 programeve nga Politika e kohezionit, të planifikuara për poeriudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013, që paraqet investim të përgjithshëm  prej 347 miliardë urosh, ose më shumë se një e treta e buxhetit të Bashkimit. Qëllimi është që të përshpejtohen rrjedhat investuese të drejtuara në veçanti ndaj projekteve- promotorëve  edhe ndaj atyre qytetarëve  të cilët janë më së shumti të prekur  nga kriza në rajonet evropiane.
 
 Ndryshimet do t’i qartësojnë disa rregulla  dhe do ta thjeshtësojnë menaxhimin e përditshëm me fondet evropiane.

Masat themelore janë:

-Në vitin 2009 dhe 2010 si pjesë e masave të tij “kundër-krizave”, Komisioni me  kërkesë të vendeve anëtare të mund të kompenzojë 100% të harxhimeve, publikisht të paraqitura  nga vendet anëtare për projekte të financuara nga FSE. Konkretisht, vendet anëtare nuk do të jenë të detyruara që të sigurojnë  kofinancim nacional, me të cilën mënyrë  shpejtohet realizimi i projekteve  për ndihmë për punësim. Ky opcion nuk e sjell në pikëpyetje  shpërndarjen e mjeteve ndërmjet vendeve anëtare, as buxhetin e përgjithshëm për fondet, as obligimin e vendeve anëtare që të sigurojnë kofinancim plotësues.

-Komisioni e propozon vendosjen e kategorisë së vetme  të “projektit të madh”. Paraprakisht miratimi i Komisionit ishte i detyrueshëm për projektet shpenzimi i përgjithshëm i të cilëve i tejkalon 25 milionë euro për ekologji  dhe 50 milionë euro për sektorët tjerë.  Pragu për miratim tani është i fiksuar në 50 milionë euro për të gjitha fushat.
Projektet më të vogla ekologjike  do të kenë mundësi që të fillojnë më shpejt;

-Rregullat kanë të bëjnë me “gjeneratorët e të ardhurave” projekte ( për shembull: taksat, magjistralat ose projektet të cilat e përfshijnë qiranë ose shitjen e tokës), gjithashtu janë thjeshtësuar, për të zvogëlohen  ngarkesat administrative  të vendeve anëtare.

-Programet e Politikës kohezive mund të thjeshtësohen  nga vendet anëtare, duke e marrë  parasysh realitetin e ri. Përveç kësaj, disa dispozita që kanë të bëjnë me obligimin që të përkrahen investimet gjatë periudhës pesëvjeçare, nuk do të zbatohen për ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në sektorët “bankrupt.Investments”;

-Investimet që ndërlidhen me efektivitetin energjetik dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritura të energjisë në vendbanime do të inkurajohen, siç merret parasysh potenciali i tyre i konsiderueshëm për sigurimin e rritjes dhe vendeve të punës;

-Komisioni propozon modifikime të drejtuara kah rritja e fleksibilitetit në lidhur me rregullat për rënie. Për shembull, subvencionet për projektet e mëdha, kryesisht do të mbrohen menjeherë pasi që vendi anëtar do t’ia paraqesë projektin  Komisionit;

-Fondi evropina për zhvillim rajonal  do të ketë mundësi që ta përmabjë rindërtimin ose ngritjen e vendbanimeve në shoqëri të përballura me izolim social, veçanërisht për romët në rajonet rurale dhe urbane;

 -Vendet anëtare të Parlamentit evropian bënë thirrje për thjeshtësimin e udhëheqjes së Politikës kohezive, veçanërsiht në kohë të krizës. Ato duhet ta japin mendimin e tyre për masat të cilat u prezantuan.

Click