Aktivitetet



E premte, 24 korrik 2009

KOMISIONI EVROPIAN PROPOZOI DONACION PREJ 494 MILIONË EURO PËR AKUILËN E RRËNUAR

Komisioni evropian propozoi që të donohen 494 milionë euro nga Fondi evropian për soliodaritet për ndihmë qytetit italian të rrënuar Akuila, i cili më 6 prill u godit nga një tërmet i fuqishëm. Ndihma, e cila duhet të miratohet nga vendet anëtare të Unionit Evropian, dedikohet për ripërtëritjen e infrastrukturës, vendbanimeve, rrjeteve elektrike dhe ujësjellësit.

“Propozimi i Komisionit Evropian do t’i parashtrohet Këshillit të Unionit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe konsiderojmë se do të miratohet në fillim të vjeshtës”, deklaroi z.Denis Abot, zëdhënësi i Komisionit.

Zoti Abot ftoi që edhe fonde të tjera evropiane të bashkangjiten në aksionin, me qëllim që të tejkalohen pasojat e tërmetit katastrofal në qytetin në të cilin nga 8 deri më 10 korrik mbahej Samiti G-8.

Rajoni Abruco në Italinë Qendrore u godit nga tërmeti me intenzitet prej 6,3 shkallësh sipas shkallës së Rihterit, i cili mori pothuajse 300 viktima, në mesin e të cilave edhe shtetas të Maqedonisë, ndërsa me mijëra njerëz mbetën pa shtëpi.

Sipas informatave, kjo shumë prej 494 milionë euro do të jetë donacioni më i lartë i Fondit Evropian për Solidaritet.

Click