Aktivitetet



E mërkurë, 15 korrik 2009

KOMISIONI EVROPIAN REKOMANDOI HEQJEN E VIZAVE PËR MAQEDONINË

Në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel, zëvendës-presidenti dhe ministri i drejtësisë Zhak Baro dhe eurokomesari për zgjerim të UE-së Oli Ren, e kumtuan rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, nga 1 janari 2010.

“Konsideroj se kjo është ditë shumë e rëndësishëm për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, por edhe për UE-në”, deklaroi eurokomesari për zgjerim z. Ren, duke theksuar se i paraqet kënaqësi të madhe që ta propozojë heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Z. Zhak Baro theksoi se vendimi që të rekomandohet heqja e barrierës së shengenit, është rezultat i plotësimit të kushteve të vëna në udhërrëfyesin në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave, që ishte i prezantuar në gjysmën e parë të vitit 2008, e me të cilin kërkohej vendosja e pasaportave biometrikë, udhëheqja e mirë me kufijtë dhe migrimet globale, rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe tregtisë me njerëz dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Baro përmendi se Maqedonia, në bazë të vlerësimeve nga ekspertët e Komisionit Evropian, arriti rezultate më të mira në plotësimin e kritereve.

Lidhur me Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinën, u theksua se ato ende nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, dhe dialogun në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave vazhdon, ndërsa për Kosovën se ajo nuk është pjesë e dialogut për liberalizimin e vizave dhe mbetet në kuadër të regjimit ekzistues të vizave.

Me heqjen e vizave, qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë të lirë në vendet-anëtare të Unionit Evropian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës që nuk janë pjesë e zonës së shengenit. Regjimi pa viza ka të bëjë edhe me Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën që nuk janë anëtarë të UE-së, por janë pjesë nga marrëveshje e shengenit.

Mbetet ende që propozimi të miratohet nga vendet-anëtare të UE-së, pas konsultimeve të domosdoshme me Parlamentin Evropian.

Click