Aktivitetet



E martë, 14 prill 2009, Komisioni për çështje evropiane

U SHQYRTUAN PROPOZIM-LIGJET PËR MBROJTJE SOCIALE DHE PËR PYJET

Komisioni për çështje evropiane në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligjin për pyjet, me çka njëzëri konstatoi se të njëjtat janë të pranueshme dhe i propozojë Kuvendit të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Me Propozim-ligjin për mbrojtje sociale do të mundësohet mosdiskriminimi i të gjitha kategorive të ndejshme të qytetarëve, që donë të thotë plotësimin e njërit prej standardeve për anëtarësim në Unionin Evropian. Gjithashtu, me atë parashihet baza e njëjtë për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale.

Aktvendimet e propozuara ligjore për pyjet paraqesin gjetjen e zgjidhjes për problemet të caktuara në pylltari, me qëllim që të përmirësohet kualiteti, ekonomizimi, përkujdesja dhe mbrojtja e pyjeve. Me këtë ligj rregullohet funksionimi normal i policisë së pyjeve, e cila me financimin komplet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë do të jetë e pavarur në punën e saj.

Nevoja për miratimin e këtyre ligjeve është në suazat e harmonizimit me të drejtën e Unionit Evropian.

Click