Aktivitetet



E premte, 22 maj 2009, Komisioni për financa dhe buxhet

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NGARKIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME HUA TE BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Komisioni për financa dhe buxhet në Mbledhjen e njëzetenjëtë si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore, sipas marrëveshjes për hua të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, në procedurë të shkurtuar.

Në pajtim me Strategjinë katërvjeçare të Bankës Ndërkombëtare Për Rindërtim  dhe Zhvillim-Banka ndërkombëtare për partneritet me Republikën e Maqedonisë për periudhën 2007-2010, propozohet ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në shumë prej 18.9 milion euro që të mundësohet  realizimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Qëllimi themelor i këtij projekti është që përmes financimit të komunave, komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike që janë në pronësi të plotë ose dominante të komunave, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, nëpërmjet ngarkimit të komunës me aranzhman on-lending, të mundësohet realizimi i projekteve komunale, të cilat përmes rritjes së të ardhurave të komunës dhe ndërmarrjet publike të cilat janë në pronë të komunave ose përmes zvogëlimit të shpenzimeve të njëjta operative, do të kontribuojnë në përmirësimin e performansave të komunës, kualitetin e shërbimeve komunale dhe shërbimeve të tjera komunale si dhe zhvillimin dhe përforcimin e kompetencave komunale dhe funksioneve të rregulluara me Ligjin e njësive të vetadministrimit lokal.

Me projektin do të jenë të përfshira  komunat  të cilat janë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal të cilat  në pajtim me Ligjin për financim të njësive të vetadministrimit lokal dhe Udhëzimit për mënyrën  dhe procedurën për ngarkimin e komunave dhe ndërmarrjeve publike në Republikën e Maqedonisë, që është lëshuar nga Ministria e Financave, në tërësi i plotësojnë kushtet për detyrim afatgjatë.

Komisioni me 7 vota ‘’për’’ dhe 3 ‘’kundër’’ konkludoi se është i plotësuar  kushti për përgatitjen e propozimit të plotësuar të ligjit për ngarkimin  e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua ndaj Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Click