Aktivitetet



E Martë 7 korrik 2009

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur më 2 korrik 2009, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjin për transformimin e Ndërmarrjes publike për ekonomizim me lokale banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për udhëheqje elektronike (leximi i parë).

Nevojën  për miratimin e Propozim-ligjit për transformimin e Ndërmarrjes publike për ekonomizim me lokale banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, e arsyetoi zëvendës-ministri për Transport dhe  Lidhje z. Ljupço Dimovski, i cili theksoi se me transformimin e Ndërmarrje publike në dy shoqëri aksionare, do të krijohen kushte për ekonomizim më të  mirë me lokalet banesore dhe afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Ai njëkohësisht i theksoi principet themelore për formimin e shoqërive aksionare me  aktet e tyre të përgjithshme, në të cilat do të definohen kompetencat tyre.

Miratimi i këtij Propozim-ligji është ndërmarrë shumë më herët, dhe  bazohet në  principet e raportit dhe  analizës së shtëpisë së pavarur për revizion.

Lidhur me Propozim-ligjin për udhëheqje elektronike, arsyetimin e  vet e dha z. Ivo Ivanovski , ministër për Shoqëri Informatike. Ai i theksoi qëllimet  themelore që do  të arrihen me miratimin e  këtij  ligji, e që kanë të bëjnë më përmirësimin e punës së institucioneve në sferën e  informatikës dhe lehtësimin e qytetarëve gjatë zgjidhjes së kërkesave të tyre para organeve kompetente. Z. Ivanovski njëkohësisht e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, gjë që është përcaktimi i Qeverisë që të harmonizohet legjislacioni vendor me atë ndërkombëtar.

Në bazë të debatit, Komisioni për transport lidhje dhe  ekologji, vlerësoi se Propozim-ligjet  janë të pranueshme dhe duhet të jepen për lexim të mëtejmë.

 

 

 

Click