Aktivitetet



E premte, 11 shtator 2009, Këshilli Evropian

KONFERENCË NË PARIS PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE DEMOKRACINË

Si të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat legjislative në kushte të recesionit dhe situatave pas konfliktit në disa pjesë të Evropës, çka paraqet kërcënim për cenimin e vlerave të përgjithshme të përbashkëta, si mund të kombinohet llojllojshmëria kulturore me qëllim për respektimin e çdokujt dhe gjithkund, vallë kontinenti i vjetër është shembull për vlerë para kontinenteve tjera - këto janë vetëm një pjesë e çështjeve për të cilat do të debatohet në Konferencë në Paris.

Në metropolin e Francës, në tre grupe punuese të Konferencës do të marrin pjesë personalitete nga sfera e politikës, shoqërisë qytetare dhe bashkësia akademike nga tërë Evropa.

Këshilli Evropian, i cili është themeluar në periudhën e pasluftës para gjashtëdhjetë vitesh me qëllim të konsolidimit dhe nxitjes së demokracisë, të drejtave të njeriut dhe ato legjislative, sot përballet para sfidës së re për Evropë të zgjeruar deri në 47 vende.

Debati i sotëm i Konferencës në Paris, do të kontribuojë  në përgatitjen  e raportit për të ardhmen e Këshillit Evropian, për çfarë do të debatohet në sesionin e vjeshtës të Kuvendit Parlamentar të Këshillit Evropian, prej 28 shtator deri më 2 tetor.

Click