Aktivitetet



E hënë, 19 tetor 2009

KONFERENCË PËR MBËSHTETJE TË ZGJERIMIT TË BE-së

Suedia, si kryesuese e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian sot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mbështetje të zgjerimit të BE-së. Në konferencë do të diskutohet për ndihmën financiare të cilën Unioni përmes Instrumentit për ndihmë para aderimit (IPA) ua jep  vendeve kandidate për anëtarësim në Union (Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë) dhe vendeve kandidate potenciale (Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë) me qëllim që t’u ndihmohet  në pagesën e reformave me të cilat do t’u afrohen standardeve të UE-së.

Konferenca do të fokusohet në rolin e këtyre vendeve, në kontributin për shfrytëzim  më efikas të mjeteve, dhe çfarë mund të bëhet për  përmirësimin e projektimit dhe planifikimi të IPA-s.

"Komisioni Evropian e paraqiti pakon e vet të zgjerimit më 14 tetor, kështu që kjo është një kohë shumë e përshtatshme për debat, që i  lidh  të gjitha aspektet e zgjerimit, duke e përfshirë edhe procesin politik dhe  ndihmën financiare e cila jepet nëpërmjet IPA-s" , theksoi sekretari  shtetëror i punëve të jashtme, z. Frank Bellfexh.

Në Konferencë pritet të marrin pjesë mbi dyqind njerëz, duke  i përfshirë ministrat dhe zyrtarët e lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Click