Aktivitetet



E martë, 23 qershor 2009

KONSERVATORËT DHE REFORMATORËT EVROPIANË – PARTI E RE NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Në Parlamentin Evropian është formuar një grup i ri politik – konservatorët dhe reformatorët evropianë, i cili përfshin 55 deputetë nga tetë vende-anëtare të Unionit Evropian: Britania e Madhe, Polonia, Çekia, Belgjika, Finlanda, Hungaria, Letonia dhe Holanda.

Ky fraksion i ri i porsaformuar përbëhet nga 26 deputetë të Partisë konservatore britanike, 15 nga Partia drejtësia dhe e drejta në Poloni, 9 demokratë qytetarë çekë dhe nga një deputet prej vendeve tjera.

Anëtarët e këtij grupi politik pranojnë se dallojnë për shumë gjëra, por janë marrë vesh që të veprojnë ndaras kur janë në pyetje interesat kombëtare.

Me 55 deputetë, Konservatorët dhe reformatorët evropianë tani janë të katërtit për nga numri në Parlamentin Evropian, por nuk përjashtohet mundësia që numri i tyre të rritet.

Sipas rregullave, secila parti doemos duhet t’i inkuadrojë së paku 25 anëtarë në Parlament, nga së paku shtatë vende-anëtare të Unionit.

Para zgjedhjeve evropiane, deputetët e Parlamentit Evropian u ndanë në shtatë grupe politike: Partia popullore evropiane (Demokristianët) dhe Demokratët evropianë, Partia e socialistëve evropianë, Aleanca e liberalëve dhe demokratëve, Bashkimi për Evropën e kombeve, Partia e të gjelbërve/Aleanca e lirë evropiane, Grupi konfederativ i të majtës së bashkuar evropiane/E majta e gjelbër nordike dhe Grupi pavarësi dhe demokraci.

Click