Aktivitetet



E mërkurë, 2 dhjetor 2009

KREMTIM I MARRËVESHJES SË LISBONËS

Në ceremoninë solemne në Lisbonë, ku më 13 dhjetor 2007, shefat e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve-anëtare të Unionit Evropian nënshkruan marrëveshjen reformuese evropiane, dje u shënua hyrja e saj në fuqi.

Në kremtim morën pjesë kryeministri i Suedisë dhe kryesues me UE, z. Frederik Rejnfeld, kryetari i Parlamentit Evropian, z. Jerzhi Buzek, kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, kryetari i ri i Këshillit Evropian, z. Herman van Rompoj, si dhe përfaqësuesja e lartë i UE-së për Politikë të Jashtme, znj. Kethrin Eshton.

Kryetari me rotacion i Unionit, z. Rejnfelld, e prezantoi Marrëveshjen e Lisbonës si epokë të re të bashkëpunimit, ndërsa njeriu i parë i Eurokomisionit, z. Baroso, theksoi se tani UE-ja ka stabilitet të mjaftueshëm që ta koncentrojë energjinë në çështjet me rendësi thelbësore për evropianët.

Më 3 nëntor me nënshkrimin e kryetarit të Çekisë, z. Vaclav Klaus, Marrëveshja e Lisbonës pas negociatave të gjata përfundimisht e kompletoi ratifikimin. Ajo ka për qëllim ta reformojë Unionin Evropian dhe ta përgatisë për zgjerime të ardhshme, që është me interes të veçantë për Republikën e Maqedonisë.

Click