Aktivitetet



E mërkurë, 26 gusht 2009

KRYESIA E SUEDISË ME UE-në DO TA VIZITOJË PARLAMENTIN EVROPIAN

Ministri i Suedisë dhe persona zyrtarë prej 1 deri më 3 shtator, do ta vizitojnë Parlamentin e ri Evropian në Bruksel. Ata si përfaqësues të Kryesisë suedeze me UE-në, para Komisioneve të Parlamentit do t’i paraqesin prioritetet e vendit të tyre gjatë kohës së kryesimit me Unionin.

Qëllimi i takimeve është që ta informojë Parlamentin Evropian, për atë çka planifikon të punojë Kryesia suedeze në suaza të çdo sfere politike. Ato gjithashtu paraqesin mundësi, që anëtarët e Parlamentit t’i paraqesin qendrimet e tyre dhe të parashtrojnë pyetje.

Suedia e mori kryesinë e radhës me Unionin Evropian më 1 korrik të këtij viti dhe do ta udhëheqë për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në fund të vitit 2009.

Stokholmi zyrtar gjatë marrjes së kryesisë, si prioritete i ndau ballafaqimin me krizën ekonomike dhe me ndryshimet klimatike, si dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Click